Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Turqisë U21 dhe Kosovës U21

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 17 November 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në udhëtim të Turqia U21 me rezultat 3-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘EURO 2021’, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për turqit i realizuan Ibrahim Dervisoglu (21’), Guven Yalcin (32’) dhe Berat Ayberk Ozdemir (64’).

‘Dardanët’ luajtën më një lojtar me pak që nga minuta e 31’, pasi Leonat Vitija u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

-Advertisement-

As Turqia e as Kosova nuk kanë arritur të kualifikohen në Kampionatin Evropian U21.

Turqia e ka mbyllur grupin e tretë në vendin e katërt më 13-të pikë, ndërsa Kosova në pozitën e pestë më 9-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera