Lajme

Postuan fotografi të armëve në rrjete sociale, arrestohen nga policia

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 12 May 2023

Në Gjakovë janë arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, pasi që të njëjtit raportohet se kishin publikuar në rrjete sociale një armë zjarri.

Nga personat e dyshuar janë sekuestruar dy pistoleta dhe 9 fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, pasi që të njëjtit  kishin publikuar në rrjete sociale një armë zjarri. Nga personat e dyshuar janë sekuestruar dy pistoleta dhe 9 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera