Lajme

Policia tregon sa persona u lënduan në Gjilan si pasojë e erërave të forta

Autori: Islam Morina 21:45 | 28 July 2022

Policia e Kosovës, ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe shiut në Rajonin e Gjilanit, ka pasur të lënduar dhe dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, ka thënë për Gazetën Infokus se si pasojë e erërave të forta dhe shiut, një vinç ka rënë mbi një veturë në lëvizje duke lënduar tre pasagjerët në të, por që gjendja e tyre raportohet stabile, shkruan Gazeta Infokus.

Kurse në qendër të qytetit është lënduar edhe një person tjetër, por që edhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një kran (Vinç) mbi një veturë . Vetura e cila ka qenë në lëvizje e tipit Mercedes, Pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, Shqiptarë/Kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile, në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, Shqiptarë/Kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan. Në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejt dhe njësitet e KEDS-it, për moment gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera