Lajme

Policia konfiskon një kallash në Prizren, arrestohen të dyshuarit që ishin përfshirë në rast

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 14 July 2022

Mesnatën e së enjtes Policia e Kosovës në Prizren është njoftuar se një person është therur me thikë nga një person tjetër dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin me inicialet V.Z.

“Të njëjtit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, njofton policia.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

“Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas ka përfunduar me përdorim të armëve. Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria ku ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Njësitë policore në Prizren janë duke kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë ( thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike për të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera