Policia gjermane e kosovare arrestoi shokët e deputetit Labinot Tahiri për pastrim parash
Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 19 June 2019
Dy nga tre personat e arrestuar të martën nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me disa zyrtar policor të shtetit gjerman, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në raste të “pastrimit të parave” duket se janë të afërt me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin.
Fjala është për Betim Tasholli, 31 vjeç, dhe Azem Spahiu, 26 vjeç, të cilët janë arrestuar gjatë bastisjes së kryer në qytetin e Ferizajt në katër lokacione ku edhe janë konfiskuar dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie “Call-Center”.
Me të dy këta, deputeti Tahiri ka konfirmuar për Gazetën inFokus se ka miqësi dhe i njeh si bamirës.
Me 3 maj të vitit të kaluar ata ia kanë dorëzuar një shumë prej 10 mijë euro, para në dorë, si donacion për shërimin e të riut nga Vushtrria, Qëndrim Aliu, i cili kishte nevojë për shërim jashtë vendit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri së paku në dy postime në llogarinë e tij në facebook.
“Të dashur miq, i falenderoj të gjithë ata që kanë dhuruar të holla, ku dhe një fondacion nga Ferizaj, shokë të mi, dhuruan 10.000 euro për Qëndrimin. Betim Tasholli, Petrit dhe Azem Spahiu. I falenderoj nga zemra”, ka shkruar deputeti Tahiri në facebook.
Këto para, ai shihet duke i dorëzuar personalisht tek Naser Ymeri në Vushtrri, organizator i nismës për mbledhjen e fondeve për shërimin e Qëndrim Aliut.
Në videon e postuar në llogarinë e tij me këtë datë, Tahiri u tregon organizatorëve se Betim Tasholli, Azem Spahiu dhe Petrit Spahiu ia kanë dhënë paratë për t’ia dorëzuar familjes së Qëndrimit.
Këto para, siç edhe dëshmohet në video, deputeti i nxjerrë nga xhepi duke thënë se nuk i lejohet ti bartë me vete.
Në një prononcim për Gazetën inFokus, Tahiri thotë se këta persona i njeh si bamirës.
“Këta persona i njoh vetëm për bamirës. Pa asnjë koment më tepër rreth kësaj ngjarje që po e shohim, por këta ne shume raste kanë ndihmuar dhe u jam mirënjohës!”, ka thënë Tahiri.
Ai ka pranuar se të njëjtit kanë ndihmuar në rastin e Qëndrim Aliut dhe raste tjera, për çfarë edhe gëzojnë respekt nga deputeti.
“Sa për gjëra të tjera nuk e di se si janë duke rrjedhur në lidhje me këta dy miq, por për me shumë detaje besoj qe edhe kjo çështje do të drejtohet për sëmiri dhe uroj që këta dy djem të dalin faqebardhë!”, ka thën Tahiri për Gazetën inFokus.
Ndërkaq, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të publikuara nga Gazeta Blic, Betim Tasholli dhe Azem Spahiu bashkë me Egzontin Murturin dyshohen se kanë qenë të përfshirë në raste të “pastrimit të parave”.
Gjatë ditës Gazeta Blic ka publikuar emrat e të tre personave të arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me disa zyrtar policor të shtetit gjerman, të cilëve u janë konfiskuar 63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
Policia ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar. Janë sekuestruar gjithsej edhe 6296,50 euro. 12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, Rolex, Festina, Fossil, Svatsh, Boss. Një veturë e tipit Porshe. Një mortor i tipit Yamaha. Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.
Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi, të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...
-
Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovë...
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese
Kandidati i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ...
-
Petkoviq: Asociacioni po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
“Në kohë fushate, njerëzit bëhen për psikiatri”- Befason neuropsikiatri, tregon si ndikon fushata në shëndetin mendor të njerëzve
Në episodin e dytë të emisionit “Zgjohu” që është prodhim i Gazetës Infokus, ...
-
Lushtaku u shpreh ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Gjakovë
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjarëve të t...