Lajme

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit të dyshuar për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 16 December 2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një serb i Kosovës është arrestuar, si i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Vushtrri në vitin 1999.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për të janë mbledhur informacione dhe deklarata të dëshmitarëve.

“Bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar serb nën dyshimin për përfshirje në rastin në fjalë. I njëjti me vendim të prokurorit special është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica veriore është arrestuar mbrëmë nga forcat e sigurisë.

Suzana, gruaja e policit të arrestuar Sllagjan Trajkoviq, tha për RTS se në pjesën jugore të Mitrovicës i kishin thënë se burri i saj ishte arrestuar, transferuar në Prishtinë dhe se akuzuar për krime lufte.

I dyshuari jetonte në Lagjen e Boshnjakëve dhe është një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ka lënë shërbimin.

Ky është ish polici që u arrestua mbrëmë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera