PDK: Pushteti arrogant po thellon krizën dhe varfërinë e familjeve kosovare
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 29 May 2022
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, sot, në një konferencë për media, ka thënë se tash e dy vite qytetarët po vazhdojnë të përballen me kriza e vështirësi të njëpasnjëshme.
Stavileci, duke kritikuar politikat qeverisëse, ka thënë se ende pa i kaluar pasojat e rënda të njërës krizë, qytetarët po goditen nga efektet e krizës tjetër, që janë rritja e çmimeve.
“Nisi me pandeminë, vazhdoi me energjinë elektrike, me reduktime e shtrenjtim dhe tani e sa muaj me ngritje marramendëse çmimesh dhe rekorde të zeza inflacioni. Sot si asnjëherë më parë që nga çlirimi, familjet po varfërohen muaj pas muaji dhe gjendja e tyre po rëndohet orë e çast. Buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet me shpejtësi të madhe, çmimet po rriten me shpejtësi edhe më të madhe e shporta po pakohet drastikisht me prodhimet bazë të jetesës”, ka thënë Stavileci.
Më tej, ai ka prezantuar disa shifra që, sipas tij, pasqyrojnë gjendjen e familjeve kosovare, duke krahasuar me vite më të hershme.
“Më lejoni t’ua prezantoj të dhënat e fundit në kohë reale për shportën e prodhimeve bazë për të jetuar. Në këtë krizë të madhe ekonomike, të gjitha familjet po mundohen ta gjejnë rrugën e ekzistencës, e edhe aktorët e tregut atë të mbijetesës për t’i mbuluar shpenzimet dhe për t’i kryer obligimet ndaj shtetit”, ka thënë Stavileci.
Në këtë drejtim, Stavileci ka kritikuar pushtetin, duke thënë se në vend se të ishte në ulësen e parë për t’i dhënë zgjidhjes drejtimin, ka braktisur atë për t’i bërë krizës thellimin.
“Pushtetit po i mungon veprimi e po i rritet mosdëgjimi. Padija dhe mosdëgjimi po e ushqejnë arrogancën, injorimin dhe diskriminimin e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Kjo shportë e pakuar e familjeve për t’u mbushur përsëri ashtu siç ishte dikur, duhet ta ketë vëmendjen e pushtetit dhe përmbushjen e veprimeve të qeverisë, për të cilat ajo duhet të ketë vizion dhe kurajo.”, ka thënë anëtarësi i Kryesisë së PDK-së.
“Nuk bëhet qeverisja duke munguar e abstenuar. Nuk zgjidhen krizat duke i shpërfillur e thelluar. Nuk ndihmohen familjet duke i varfëruar. Familjet kosovare, sot më shumë se kurrë, kanë nevojë urgjente për t’i ndihmuar.”, ka thënë ai.
Në fund, Stavileci ka thënë se pas fitores së 450 mijë familjeve kundër shtrenjtimit të padrejtë, të paarsyeshëm e të paligjshëm të energjisë elektrike “do ta vazhdojmë me punën për gjetjen e rrugëdaljes për ta kthyer fuqinë blerëse të familjeve dhe për të mos lejuar varfërimin e mëtejshëm të tyre, meqenëse Qeverisë nuk po i bëhet vonë”.
“Kemi dhënë shumë rekomandime, edhe për ligjin e pagave, edhe për pagën minimale, edhe për trustin pensional. Ato duhet të ndodhin sa më shpejt: Rritja e pagave, rritja e pagës minimale mbi 300 euro dhe tërheqja e Trustit”.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...
-
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lajmin e ka bërë të di...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, përdori identitetin e tjetërkujt për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identit...
-
Abazi: Stili i vetëm që ka Kurti është viktimizimi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-she...
-
Rama sot në Athinë, do të takohet me shqiptarët atje
Sot me fillim nga ora 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvill...
-
Një vajzë në Fushë Kosovë rrẩḣet nga vëllai i saj
Një vajzë në Fushë Kosovës ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj. ...
-
Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online ...
-
Gruaja e raporton të zhdukur burrin e saj, thotë se doli me veturë dhe nuk e di vendndodhjen e tij
Një grua e ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj. Ajo ka thënë se ai...
-
Ftesa e Kurtit për darkë pune me opozitën, pranon PDK-ja dhe e refuzon LDK-ja e AAK-ja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka komentuar përgjigjet e partive opozi...
-
Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pa...