Lajme

Pas dy orësh, shiu mbyll protestën e opozitës! Berisha: Tejkaloi çdo parashikim

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 03 March 2023

Protesta e opozitës është mbyllur pas dy orësh për shkak të shiut. Qindra protestues u mblodhën sot në bulevard ndërkohë një pjesë tjetër protestuan para Gjykatës, aty ku po merret vendimi për vulën e PD-së.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përfundim të tubimit, tha nga oborri i selisë blu se protesta tejkaloi çdo parashikim.

“E jashtëzakonshme, në të gjitha kushtet kjo protestë tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim dhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm”, u shpreh kryedemokrati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera