Lajme

Pamje trishtuese se si nënë e bir u varrosën në parkun ku deri dje shëtisnin e luanin

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 13 March 2022

Në pamjet që po bëjnë xhiron e botës një ukrainas ka shfaqur lagjen e tij ku shihen pasojat e granatimeve ruse.

Trotuare me kratere të mëdha si pasojë bombardimesh, e banesa të dëmtuara e të shpuara nga predhat gjatë sulmeve të ndryshme të ushtrisë ruse, shkruan Gazeta Infokus.

Por pamja më prekëse në videon disa minutëshe është ajo kur ai shfaqë imazhet e parkut pranë objekteve të banimit, ku janë varrosur nën e bir, pasi u vranë nga bombardimet dhe në pamundësi të varroseshin në varrezat e qytetit.

-Advertisement-

Ata të dy u varrosën në një varr të përbashkët në parkun ku deri para bombardimeve nëna dhe i biri shijonin natyrën dhe i vogli luante e argëtohej./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera