Sport

Ozil: “Do të doja ta ndihmoja ekipin në këto kohë të vështira”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 24 December 2020

Arsenali nuk është duke kaluar në një fazë mjaft të vështirë këtë vit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Topçinjtë’ aktualisht janë vetëm katër pikë larg rënies nga liga, kurse fitoren e fundit e ka pasur në nëntor.

Për këtë situatë ka folur edhe futbollisti i përjashtuar nga skuadra, Mesut Ozil, i cili ka thënë se do të kishte dëshirë të ndihmonte ekipin në këto kohë të vështira.

-Advertisement-

“Është një kohë e vështirë për të gjithë në klub, jo vetëm për mua. Kjo gjendje është tërbuese për të gjithë”.

“Natyrisht se do të doja ta ndihmoja ekipin veçanërisht tani, por përderisa nuk më vjen mundësia thjesht shpresoj se ne do të korrim rezultate të mira shumë shpejt”, ka thënë Ozil në Twitter.

Ish përfaqësuesi i kombëtares së Gjermanisë këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje me klubin për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me drejtuesit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera