Organizata që në heshtje fuqizon gratë e Kosovës
Autori: Anita Krasniqi
19:17 | 25 April 2019
Xhylie Statovci nga një amvise është kthyer në një afariste e suksesshme pas trajnimit të mbajtur në organizatën “Women for Women Kosovo’ në vitin 2013.
Ajo për Gazetën inFokus ka rrëfyer se si forcat serbe e kanë rrahur atë gjatë luftës në Kosovë.
“Gjatë luftës jam kanë e rrahur prej policisë serbe. Babën ma kanë marrë edhe ma kanë rreh policia. Unë babën e kom pas të sëmurë e kom than mosni se është një plak e është i sëmurë. E kanë thënë lëne plakun e rrehne kta tash”, rrëfen Xhylia.
Ajo thotë se hapat e parë për biznesin e saj i mori në këtë organizatë.
“Njerëzit mu me kanë thanë se nuk mundesh me arrit këtë pune se i ke pasojat e luftës po unë me përkrahjen e organizatës dhe familjes e kam arrit këtë sukses”, shtoi ajo.
Organizata “Women for Women Kosovo” është bërë shtëpi e dyte për gratë kosovare.
Programet e kësaj organizate po aftësojnë ato për tregun e punës.
Iliriana Jaka-Gashi, drejtoreshë në “Women for Women Kosovo ” thotë se prioritet i punës së tyre është që gratë të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.
“Ne shkojmë te gratë nuk presim që ato të vijnë tek ne, janë të shumta gratë që janë të interesuara të ndryshojnë jetën e vet te familjes tyre, ne jemi te interesuara qe gratë të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.
Përpara kemi punuar me gra që nuk kanë qenë të shkolluara por tash punojmë edhe me gra të shkolluara sepse edhe gratë e shkolluara për fat të keq në shoqërinë kosovare janë të margjinalizuara” ka thënë Gashi për Gazetën inFokus.
Puna e këtyre grave tani ka kaluar kufijtë e Kosovës. Produktet e tyre kanë arritur edhe në tregjet evropiane. Fjalë të mira gjithandej ka edhe për cilësinë e produkteve të këtyre grave.
“Kemi pas një projekt gjatë të cilit këpucët që unë i kam në këmbë janë prodhuar prej “L.K. Bennet” që është një prodhues I njohur në Angli dhe zemra që po e shihni kanë qenë të qëndisuara nga ana grave dhe të gjitha këto të ardhura nga këpucët janë dhanë për organizatën “Women for Women Internacional”, ka shtuar ajo.
E për t’i mbështetur nga afër gratë, të cilat kane qenë edhe viktima të dhunës gjate luftës në Kosovë erdhën edhe artiste me nam.
“Përkrahëse e Organizatës tonë është Rita Ora e cila I ka dhënë vetës mision përkrahjen e grave që janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës ku ne jemi shumë të kënaqur dhe krenar që përmes përmes fushatës së saj më Escadën po e përkrah organizatën tonë. Në ndërkohë kemi pas edhe artista të tjerë ka qenë Tom Burke dhe artistja Elizabet Debicki të cilët e kanë vizituar Kosovën”, ka thënë Gashi.
Organazata “Women for Women” aktivitetin e saj në Kosove e ka filluar nga viti 1999.
Nga programet e kësaj organizate kanë përfituar rreth 35 mijë gra kosovare. Afër 1000 prej tyre tanimë janë edhe të punësuara./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...































