Lajme

Një tjetër tërmet i fortë goditi sot Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 12 March 2023

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC).

Siç thuhet, epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në jugperëndim të Goksun dhe 63 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaris, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete shkatërruese më 6 shkurt, me çrast vdiqën më shumë se 50,000 njerëz.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera