Një Shok-Terapi për të zgjuar BE-në nga gjumi 20 vjeçar
Autori: Shenoll Muharremi 13:30 | 04 October 2023
Këtë javë mbahet Samiti i BE në Granadë, Spanjë, ku mes tjerash do diskutohet rreth zgjerimit të BE-së, apo anëtarësimit të Ballkanit Perendimor. Zgjerimi i fundit i theksuar ka ndodhur me 2004 kur blloku lindor ju bashkua BEsë. The Big Bang, apo Zgjerimi i Madh.
Pasaj me intercion kemi pasur anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë me 2007 dhe Kroacisë me 2013. Me 2020 ndodhi tkurrja, u largua anëtari i vlefshëm Mbretëria e Bashkuar, BREXIT. BE u lodh e u rraskapit nga zhvillimet brendhsme, nga krizat financiare dhe nga zgjerimet e shumta saqë nuk kishte më apetit as ambicje për zhvillime të reja dramatike që kërkoheshin.
Politika e Zgjerimit të BE-së u bastardizua dhe humbi identitetin saqë nuk dihej më nëse fjala është për fqinjësi të mirë apo zgjerim bashkim të të gjitha qofsheve të Europës më BE. Vendet si Maqedonia e Veriut u malltretuan aq shumë dhe me dekada mbetën të bllokuara në proces. Kosova është rasti më i mirë me demostru keq-funksionalitetin e politikës së zgjerimit.
Një proces i thjeshtë i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk arriti ta materializoj as për 2 dekada pas zotimit të Samitit të Selanikut me 2003. Krejt çfarë mbeti nga politika e zgjerimit të Big Bangut ishin ndihmat financiare të BE për Ballkanin Perendimor. Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) dhe së fundmi Procesi i Berlinit. Në përgjithësi, dy dekada të shancave të humbura për paqën, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Europës.
Bashkimi Europian, tashmë nën kërcënim të sigurisë në Ukrainë dhe në kohën e lëvizjeve të mëdha në Europën Lindore dhe Ballkanin Perendimor po bënë një përpjekje për t’u zgjuar nga gjumi i thellë. 6 vende nga Ballkani Perendimor dhe 3 nga Europa Lindore janë në listë të pritjes… bomba të kurdisura të sigurisë së Europës.
Por Bashkimi Europian është tepër i ngadalshëm dhe ‘taktik’ me thënë butë. Në Samitin e Grenadës do të fillojnë ‘diskutimet’ dhe idetë e ndryshme. Përmendet viti 2030 si një datë probabile, por harrojeni se BE gjithmonë vonohet me data. Do duhen gjashtë vite vetëm t’i bind vendet e saja… e leremë të ju imponoj liderëve Ballkanik reformat Europiane. Gjashtë vite nuk mjaftojnë për BE të bëhet ‘gati’ përbrenda. Por paqja, siguria, stabiliteti i Europës janë nën kërcënim. Sa më gjatë vendet si Serbia dhe Kosovë janë jashtë BE, aq më shumë do të ketë kriza dhe kërcënime të sigurisë në Europë.
Europa funksionon më së miri nën kërcënim të lartë. Nëse merren për bazë kriteret, procedurat dhe standarded e zakonshme byrokratike, nuk do kemi një zhvillim prozitiv rreth zgjerimit të BE. Në fakt kur i shef me kujdes gjithë ato kushte njeriu mund të pyetet nëse kushtet e anëtarësimit janë për t’i bllokuar apo anëtarësuar vendet?
Por nëse situata e sigurisë vazhdon të përshkallëzohet, kjo mund të shtyej BE të lëvizë më shpejt se zakonisht dhe të i mbyllë sytë nga kriteret e shumta të anëtarësmit të cila edhe ashtu vendet ndoshta mund të i aplikojnë dhe zbatojnë edhe më mirë kur janë më afër apo pjesë e Unionit.
Në Granadë, 20 vjet pas Selanikut, do ipen shpresa të reja për aspirantët.. por gjithçka duhet të kuptohet dhe merret me rezerva. Narrativi i ashtuquajtur ‘Perspektiva Europine’ është aq jo-real dhe iluzor saqë psh kosovarët për 20 vite as lirinë e lëzizjes nuk e fituan. BE nësë dëshiron të kuptohet seriozisht duhet të preznetoj një agjendë ambicioze të zgjerimit me afate specifike kohore. Me kushte të ri-programuara për vendet e Ballkanit ku kërkohen reforma fazore deri më 2030.
BE i duhet një shok-terapi për t’u kfillur mirë dhe kuptoj potencialin e humbur ekonomik dhe kërcënimet e sigurisë së Europës nga mos angazhimi i saj në Bashkimin e Europës në të gjitha qofshet e saja. Por shoku nuk vie nga brenda, pacienti nuk mund të shokoj vehtën.
Kërcënimi i sigurisë së Europës nga Rusia dhe përshkallëzimi i krizave në Europë Lindore dhe Ballkan irronikisht munden me gjeneruar një shok për BE të lëvizë më shpejt dhe më e vendosur e përkushtuar rreth anëtarësimit të Ballkanit Perendimor. Lëzivja nga 27 anëtarë në 33 (Ballkani) dhe 36 (Ukraina, Moldova, Gjerogjia) do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme për BE e cila nga perspektiva e sodit nuk shifet se mund të ndodhë së shpejti.
Të tjera
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...