Opinione

Nëse NATO dhe BE nuk ekzistojnë: A është Kosova gati për Botën e Re?

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 24 February 2025

NATO dhe Bashkimi Europian, hipotetikisht, munden mos me ekzistu ose me qenë krejt ndryshe prej çka i njohim sot pas apo brensda 10 viteve.

Si kishte me u adaptu Kosova në një situatë të tillë?

Administrata e Trump po mendon me kërku që vendet europiane me e çu deri në 5% të GDP buxhetin për mbrojtje, derisa ajo po e ndryshon strategjinë mbrotjese të saj (që nuk duket NATO me qenë në qendër). SHBA, me shkurtimet dramatike në buxhetin e Pentagonit dhe rimodelim të strategjisë së mbrotjes dhe sigurisë mundet me mos qenë ma e interesume për NATO në të ardhmen.

-Advertisement-

Në anën tjetër, AfD është rritë gati 100% në Gjermani, duke kapë rreth 20% të përkrahjes tani. Nëse AfD vazhdon me u rritë (që nuk është hiç e pamundur në këtë kontekst global), ata kanë në plan me u tërheq prej BE-së. Pa Gjermaninë, që e financon më së shumti, BE nuk besoj që ekziston më në këtë formë.

A ka mendu Kosova çka duhet me bo nëse këto dy skenarë ndodhin brenda 10 viteve? Ndikimi mundet me qenë aq i thellë, saqë edhe nëse veç 5% ka gjasa me ndodhë, planifikimi duhet me fillu menjëherë për me u organizu për këtë skenar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera