Për ata që thonë s’jemi çliruar vetë

Autori: Agron Hoti
12:40 | 31 January 2025
Kundërshtarët politikë të UÇK-së dhe Krerëve të saj gjatë dhe pas luftës e deri me sot vazhdojnë ta përhapin idenë e mbrapshtë se Kosova nuk paskësh arritur të çlirohej vetë. Prandaj, sipas tyre është gabim lartësimi i UÇK-së dhe Krerëve të saj si çlirues të Kosovës. Këta njerëz për qëllime politike duan ta heshtin luftën e UÇK-së dhe Krerëve të saj dhe t’ia mveshin të gjitha meritat NATO-s dhe Perëndimit.
Sepse duke ia heshtur kontributin UÇK-së dhe Krerëve të saj, këta njerëz duan t’i godasin politikisht Krerët e UÇK-së. Jo rastësisht Krerët e UÇK-së që 26 vite çlirim vazhdojnë të torturohen nëpër gjykata të UNMIK-ut, EULEX-it, Kosovës, Hagës 1 dhe tash Hagës 2 dhe këtë torturim e kanë kryesisht nga dosjet e shpifura të vëllezërve shqiptarë që si dje ashtu edhe sot vazhdojnë të bashkëpunojnë me Serbi e Rusi.
Jo jaran jo, është e vërtetë që NATO e Perëndimi na kanë ndihmuar, siç historikisht kanë ndihmuar Fuqitë e Mëdha shtete të ndryshme që të çlirohen, por një gjë dihet dhe gjithmonë ka qenë kështu: popujt kurrë nuk çlirohen pa luftë dhe se pa ia krisur vetë, askush s’interesohet për ty. Luftën e fiton organizimi, disiplina dhe gatishmëria e jo sasia. Po ashtu, të gjitha lëvizjet politike në glob i fiton organizimi e disiplina, asnjëherë sasia.
Kështu që, pa vendosmërinë, disiplinën dhe gatishmërinë e UÇK-së dhe Krerëve të saj, nuk do të vinte kurrë NATO në Kosovë, sepse e patëm provuar pa luftë, kur askush s’merrej me ne, kur Serbia na rraste thikën në fyt çdo vit e më shumë derisa na patën dalë rrudhat në ballë duke u qeshur me zor para robërisë serbe dhe ku muzika e Cecës e Draganës sikur midis Beogradit kumbonte edhe midis Prishtinës e shumë qyteteve tjera të Kosovës
E pyetja që duhet shtruar këtyre njerëzve që mohojnë kontributin e UÇK-së dhe Krerëve të saj është kjo: Po cili popull në glob është çliruar vetë? Nëse alamet popujt si Franca, Holanda, Belgjika, Polonia, Vendet Skandinave e Baltike, Hungaria, Spanja, Koreja, Kina, Rusia, Vendet Arabe, etj. s’ia kanë dalë të çlirohen vetë, si paska pasur mundësi të vetëçliroheshim ne, kur ishim populli më i shtypur, më i varfër dhe më i pazhvilluar në Evropë, një popull që deri në vite të 80-ta e ndante dhomën e fjejtjes me bagëti dhe lahej në ahur të lopëve nga fukarallëku kronik dhe mjerimi socioekonomik që po prodhonte ky.
Po harrojnë njerëzia që po të mos kishte qenë ndihma e SHBA-së me aleatë, Evropa dhe Azia (Euroazia) sot do të kishin folur gjermanisht dhe japonisht, sepse Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore (L2B) e pati pushtuar me lehtësi të padurueshme Evropën dhe qe nisur drejt BRSS-së, kurse Japonia po ashtu me lehtësi të padurueshme e pati pushtuar Azinë Juglindore, Korenë, Kinën dhe po synonte të takohej me Gjermaninë diku në mes të BRSS-së, për ta ndarë kështu Euroazinë.
Ose po të mos ishin bërë bashkë Anglia, Gjermania, Perandoria Osmane, Austria, Spanja, Portugalia, etj, për ta mundur Francën, ndoshta e tërë Evropa do të fliste sot frëngjisht nga pushtimet napoleonike. Ose po të mos e kishin lodhur Perandorinë Osmane Evropa e Rusia, popujt arabë, Irani dhe Ballkani (përfshirë Hungarinë) sot ende do të flisnin osmanisht/turqisht. E sa e sa shembujt të tjerë të shumtë na e dëshmojnë, ku popujt asnjëhrë s’ia kishin dalë të çliroheshin pa ndihmë nga jashtë.
Prandaj, nuk duhet të themi për inati të resë më vdektë djali. Sepse, pikërisht për shkak të vendosmërisë, disiplinës dhe gatishmërisë për luftë çlirimtare të pastër dhe të drejtë, UÇK dhe Krerët e saj e patën marrë mbështetjen e Perëndimit gjatë çlirimit, pas çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës duke shkelur kështu nëpër kancelari perëndimore më shumë se çdo shqiptar deri me sot, ndaj sot të gjithë po e gëzojmë Kosovën e lirë dhe të pavarur me institucione nga A në Zh si asnjëherë në histori.
A.H.

Të tjera
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...
-
Kaq qytetarë të Kosovës votuan deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat...
-
Kandidatët për kryeministër ftojnë qytetarët që të votojnë
Katër kandidatët për kryeministër të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve q...
-
Eman Rrahmani shfrytëzon të drejtën e votës
Drejtuesi i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka hedhur votën e tij në ...
-
Presidentja Osmani në pritje, respekton radhën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Faku...
-
Memli Krasniqi pas votimit: Vota qytetare për të ardhmen, ashtu siç e kishim fushatën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas ushtrimit të s...
-
Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në
Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati të dielën ka ...
-
Adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht Republikën e Kosovës
Prishtinë, 7 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën ...
-
Voton Fatmir Limaj: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore ...
-
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tashmë ka hedhur vo...