Lajme

Një i lënduar në vetëaksidentin ku u rrokullis kamioni

Autori: Islam Morina 21:54 | 03 December 2021

Në aksidentin ku u rrutullua një kamion në magjistralen Prishtinë – Pejë, raportohet se ka mbetur i lënduar ngasësi i kamionit.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident, shkruan Gazeta Infokus.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera