Lajme

Nisë takimi mes Konjufcës dhe Escobarit

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 17 March 2023

Ka filluar takimi mes kryeparlamentarit Glauk Konjufcës dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim nuk do të ketë deklarim për media.

Pas takimit me Konjufcën, Escobar pritet të takohet edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

-Advertisement-

Escobar pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se është optimist për një rezultat pozitiv nga takimi i nesërm në Ohër. Emisari amerikan ka përsëritur se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të siguruar paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe tërë rajonit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“I mirëpres takimet shumë produktive në Ohër bashkë me Kurtin dhe Vuçiq. Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë e pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik dhe ne mendojmë se ky propozim evropian i lehtësuar nga BE-ja mundëson një shansë të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet dyja vendeve. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë, por jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin që të zhbllokohet disa prej burimeve më të mira që Ballkani ia ofron vetes dhe të tjerëve. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam optimist, shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore dhe shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, është shprehur Escobar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera