Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rreme
Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 13 June 2024
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatës e duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike.
Ai këto deklarata i bëri në Konferencën për integritetin e informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të, ku ka shtuar se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe në proceset demokratike duke përmirësuar proceset e votimit.
“Ne udhëheqësit duhet të sigurohemi që sistemet demokratike të përfitojnë nga informatat e sakta dhe të përgjegjshme. Të sigurojmë që njerëzit që mbjellin mosbesim të mos ja dalin. Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve. Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe keq informimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që ti përdorim më mirë këto mjete më mirë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se duhet që të kihet kujdes në përdorimin e këtyre teknologjive sepse ato mund të keq përdoren nga keqpërdoruesit.
Ai ka shtuar se SHBA-ja është e përkushtuar që të mbështes shoqëritë civile, e po ashtu edhe mediat e pavarura në mënyrë që t’i zhvillojnë modele të reja të financimit që të vazhdojnë të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen.
Ai ka shtuar se së fundi kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit për të rritur bashkëpunimin mes qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë.
“Dua të ju siguroj që SHBA-ja është duke i kushtuar kësaj çështje vëmendje. Duhet të identifikojmë problemet. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për të adresuar problemet. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë duke përmirësuar integritetin e informatës, duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike. Duam të punojmë me media, me shoqërinë civile. Dëshirojmë që t’i mbështesim mediat e pavarura për të zhvilluar modele të reja të financimit që të vazhdojnë që të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen”.
“Sapo kemi ndihmuar në themelimin e agjencisë së parë të Kosovës për siguri kibernetike. Kohëve të fundit kemi bërë dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit mese nesh edhe qeverisë për të rritur bashkëpunimin mesë qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































