Fokus

Nënë Shehidja rrëfen momentin e vështirë: Çfarë iu tha të bijve, Mujë e Ali Krasniqi kur iu bashkuan UÇK-së në luftën për liri

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 17 February 2023

“Muja më tha mos kaj mos u mërzit për ne”, e nisë rrëfimin e saj, nëna Shehide për momentin e vështirë kur dy bijtë e saj, Mujë e Ali Krasniqi iu bashkuan luftës për liri me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Iu thash jo nana s’merzitet, nana s’mërzitet për juve, për liri po shkoni”, e përfundon me plotë krenari, nëna heroinë, mesazhin e saj në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, nëna e komandant “Kapuçit”, Shehide Krasniqi, tregon edhe për momentin e rëndë kur i erdhi lajmi se të bijtë e saj kishin rënë në front duke luftuar për lirinë e Kosovës.

-Advertisement-

Për më shumë ndiqni storien në vazhdim me rrëfimin e nënës së komandantit Mujë Krasniqi dhe nënës së heroit tjetër të rënë për liri, Burim Grajçevcit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera