Kulturë

Në Venedik të Italisë të promovohet libri “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 05 March 2022

Nusret Pllana, zëri emblematik i luftës, këtë të shtunë mbanë ligjeratë në Bibliotekën komunale të qyetetit të Venedikut, me ç’rast promovohet edhe libri “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj dhe do të shfaqet filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët?”.

Libri “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999″, tashmë është i përkthyer në 7 gjuhë të botës, duke u dhënë kështu 7 herë zë viktimave shqiptare në gjithë botën.

Nusret Pllana është njëri nga veprimtarët që ka dhënë dhe po jep kontribut të çmuar në ngritjen e zërit për dhunën e gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në vazhdimësi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Sot, në Venedik të Italisë, në sallën e bukur të Bibliotekës komunale, duke e falënderuar Shoqatën shqiptare “ZËRI I ATDHEUT”, në krye me z.Isuf Zenelaj e Besnik Veselaj, në nderim të Epopesë së UÇK-së, mbajë ligjëratën ‘Adem JASHARI – Simbol i qëndresës, frymëzues i lirisë’.

Me këtë rast, promovojmë librin e ri ( libër xhepi) “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, dhe filmin dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”.

LAVDI e përjetshme Komandantit legjendar Adem JASHARI dhe Familjes legjendare JASHARI të Prekazit heroik!”, ka njoftuar nëpërmjet Facebookut Dr. Nysret Pllana, zëri emblematik i luftës çlirimtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera