Filmi “Rrugës”, pjesë e garës në Festivalin e Kanës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/96121713891638.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:30 | 23 April 2024
Filmi i ri nga Samir Karahoda, “Rrugës”, është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës. Kjo është hera e dytë që një film në regji të Samir Karahodës përzgjedhet për garën zyrtare të Festivalit më prestigjioz në botë, pas filmit “Pa Vend” që e kishte premierën në Cannes në vitin 2021.
Nga 4,420 filma, “RRUGËS” është përzgjedhur mes 11 filmave të shkurtër nga 11 shtete që do të prezantohen këtë vit në konkurrencë. Kosova, Azerbajxhan, Brazil, Bullgari, Kanada, Kinë, Kroaci, Francë, Lituani, Portugali dhe Shtetet e Bashkuara. Palma e Artë për Filmin e Shkurtër do të jepet nga Juria e kryesuar nga Lubna Azabal, të shtunën, më 25 maj, gjatë ceremonisë së mbylljes së Festivalit të 77-të të Kanës.
Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit. Ndërsa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.
“Rrugës” është shkruar nga Samir Karahoda dhe djali i tij Mironi, duke integruar tregime personale dhe elemente autobiografike, që pasqyrojnë shqetësimet e tyre për të ardhmen e vendit. Gjatë këtij udhëtimi të shkurtër, udhëtimi i tyre bëhet një eksplorim i lidhjes së tyre mes sfidave shoqërore dhe pasigurisë që ata kanë në atdheun e tyre.
Në rolet kryesore paraqiten Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda. Samir Karahoda përveç regjisë dhe skenarit, gjithashtu ishte edhe drejtor i fotografisë. Filmin e montoi me mjeshtëri Enis Saraçi.
Filmi është produksion i ‘SK Pictures’ me producentë Eroll Bilibani dhe Samir Karahoda.
“Rrugës” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Europian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Deputeti Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi...
-
Dyshohet se humbi jetën në Valbonë – Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit kosovar
Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja ...
-
Çitaku paraqitet sot në një konferencë për medie
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban...
-
Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1.5 km, përditësimi i fundit nga pikëkalimet kufitare
Pritjet po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë e kolona ka arritur në 1 mijë e 500...
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...