Kulturë

Në Prizren po ndërtohet obelisku gjigant për UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 16 Prill 2024

Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Vërri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky obelisk, më i gjati në Kosovë pritet të përurohet me datën 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Obelisku është propozuar nga ish komandantët e UÇK-së në zonën e Vërrinit, Zafir Berisha, Xhemshit Krasniqi, Naser Berisha e të tjerë, dhe ndodhet në një vend ku mund të shihet nga shumë drejtime.

-Advertisement-

Obelisku me shkronjat UÇK do të shërbejë si një simbol i përhershëm i kujtesës për luftën dhe përpjekjet për liri dhe drejtësi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy