BE për Ty – me energjinë, kreativitetin dhe entuziazmin e të rinjve në Festivalin e Filmit në Herceg Novi
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 07 September 2026
Nga Anibar, Maglaj Spirit Weekend, Festivali i Filmit në Sarajevë dhe ai në Herceg Novi, një mesazh ishte i qartë: për autorët e rinj, rrjetëzimi është thelbësor; për regjisorët dhe producentët, bashkëprodhimi është domosdoshmëri; ndërsa Creative Europe mbetet një nga burimet kryesore të mbështetjes.
Filmi sot i kapërcen kufijtë që në fazat e para, duke bashkuar financimin, ekspertizën dhe talentet krijuese.
Udhëtimi veror i festivaleve EU With YOU të WeBalkans përfundoi në edicionin e 39-të të Festivalit të Filmit Herceg Novi në Mali i Zi, duke mbledhur së bashku kineastë, studentë, Ambasadorë të Rinj Evropianë dhe profesionistë të industrisë së filmit rreth një pyetjeje të përbashkët: si mund të ndihmojnë bashkëpunimi, edukimi dhe mundësitë e financuara nga BE-ja gjeneratën e ardhshme të kineastëve që t’i shndërrojnë idetë e tyre në realitet?
Edicioni i sivjetshëm i festivalit në Herceg Novi solli më shumë se 80 filma në disa kategori të programit, ndërsa aktivitetet e EU With YOU u përqendruan veçanërisht te energjia, kreativiteti dhe entuziazmi i autorëve të rinj. Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë aktivisht në diskutime në panel, biseda me kineastë dhe takime me audiencat e reja, duke e lidhur programin e festivalit me një perspektivë më të gjerë rajonale të të rinjve.
Ndërtimi i urave përmes filmit
Një nga aktivitetet qendrore të EU With YOU ishte paneli “Ndërtimi i urave përmes filmit: Bashkëpunimi rajonal, edukimi dhe mundësitë”, organizuar nga iniciativa WeBalkans në Dvorana Park në Herceg Novi. Diskutimi, i moderuar nga Ambasadorja e Re Evropiane Marija Malić, trajtoi mënyrën se si edukimi, shkëmbimi kulturor, bashkëpunimi dhe qasja në mundësi mund të ndikojnë në formësimin e gjeneratës së ardhshme të kineastëve.
Në panel morën pjesë Aleksandra Božović, Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Malit të Zi; Nataša Bučar, Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Sllovenisë; regjisori malazez i vlerësuar me çmime Ivan Salatić; Miha Jaramaz, profesor në Akademinë e Arteve të Ljubljanës; si dhe studentë nga akademitë e filmit në Lubjanë dhe Cetinje.
Një mesazh i fortë doli nga diskutimi: bërja e filmit sot është në thelb një proces bashkëpunues. Kineastët e rinj duhet të fillojnë të ndërtojnë rrjetet e tyre që gjatë studimeve dhe të mësojnë të identifikojnë partnerët e ardhshëm në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi ndërmjet akademive mund të krijojë pikërisht një mjedis të tillë, duke u mundësuar studentëve të takohen, të zhvillojnë ide së bashku dhe, më pas, të kalojnë drejt produksioneve të përbashkëta.
Filmat po i kapërcejnë gjithnjë e më shumë kufijtë shumë kohë para se të mbërrijnë te publiku. Bashkëprodhimet bashkojnë financimin, njohuritë, ekipet dhe perspektivat krijuese, ndërsa ndihmojnë kineastët nga Ballkani Perëndimor të jenë pjesë e një hapësire më të gjerë kulturore evropiane. Siç theksoi Nataša Bučar, filmat në Slloveni dhe në të gjithë rajonin rrallë prodhohen pa partnerë nga vendet e tjera. Financimi i një filmi tërësisht në mënyrë të pavarur po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe bashkëprodhimi evropian nuk është thjesht një mundësi shtesë, ai është një nga themelet e kinematografisë bashkëkohore.
Aleksandra Božović nënvizoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të hapësirave ku autorët e rinj mund ta ndjekin së bashku të gjithë procesin e realizimit të një filmi – nga zhvillimi i idesë, përmes produksionit dhe post-produksionit, deri te prezantimi i veprës në festivale. Një bashkëpunim i tillë mund të shërbejë si pikënisje për marrëdhënie të ardhshme profesionale dhe bashkëprodhime të reja. Mesazhi i saj për kineastët e rinj ishte po aq i rëndësishëm: besoni në idetë tuaja, edhe kur fillimisht duket e vështirë apo e pamundur t’i sillni ato në ekran.
Kineast para shkollës së mesme
Një nga takimet më të veçanta të EU With YOU në Herceg Novi erdhi nga një gjeneratë shumë më e re kineastësh.
Në Shkollën e Muzikës u zhvillua një punëtori joformale me ekipin e ri pas filmit “Ranjenik” (I Plagosuri), një film 49-minutësh i realizuar kur autorët e tij ishin ende nxënës të klasës së nëntë në shkollën fillore “Sutjeska” në Podgoricë. Filmi, me regji nga Petar Jovović dhe Marija Žarić, u përfshi në programin shoqërues të Festivalit Filmit në Herceg Novi.
Përvoja e tyre i dha festivalit një dimension veçanërisht autentik. Në vend që të fokusohej vetëm te karrierat e konsoliduara dhe produksionet profesionale, biseda tregoi se si realizimi i filmave mund t’i ndihmojë të rinjtë të zbulojnë interesat, talentet dhe aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët që në moshë të hershme.
Ajo gjithashtu hapi një diskutim më të gjerë mbi mënyrën se si pjesëmarrja në projekte kulturore mund të ndërtojë vetëbesimin, aftësitë dhe kureshtjen te të rinjtë.
Creative Europe
Ekipi i EU With YOU shoqëroi gjithashtu shfaqjet në Forte Mare, të mbështetura nga programi Creative Europe MEDIA, ku Ambasadorët e Rinj Evropianë zhvilluan biseda me kineastë dhe producentë për punën e tyre, bashkëpunimin evropian dhe rolin që luan mbështetja e BE-së në sjelljen e filmave nga ideja fillestare deri te publiku.
Në të gjitha festivalet e filmit u dëgjua një mesazh i përbashkët: Creative Europe MEDIA dhe Eurimages kanë ndihmuar në realizimin e shumë filmave, festivaleve, bashkëprodhimeve dhe rrjeteve profesionale në të gjithë rajonin.
Për një industri ku financimi mbetet një nga sfidat më të mëdha, kjo mbështetje është shpesh thelbësore. Pa programe si Creative Europe, shumë filma do ta kishin të vështirë të kalonin përtej fazës së zhvillimit, ndërsa qëndrueshmëria e ekosistemit më të gjerë të filmit në Ballkanin Perëndimor do të ishte dukshëm më e vështirë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































