“Premiera e komedisë ‘Gugle Love’ – Funny Money në Prizren për Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 03 April 2024
Teatri Rom “Nexhip Menekshe” në Prizren do të shfaqë premierën e komedisë “Gugle Love” (Funny Money) për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prillin.
Komedia “Gugle Love” me autor Ray Cooney dhe e regjisor Deniz Dadale, do të jepet premierë më 7 prill 2024 në Kinema “Lumbardhi” në Prizren, duke filluar në orën 21:00, ndërsa repriza më 8 prill 2024, në të njëjtin vend dhe kohë.
Shfaqja do të jepet në gjuhën rome, shkruan Gazeta Infokus.
“Teatri Rom ‘Nexhip Menekshe’ në Prizren, si Teatër i vetëm dhe unik në Kosovë i romëve, do të prezantojë për herë të parë në gjuhën rome komedinë ‘Gugle Love’, si një shenjë nderimi për Ditën Ndërkombëtare të Romëve më 8 prill”- thuhet në njoftimin e Teatrit “Nexhip Menekshe”.
Komedia, sipas njoftimit, është një rrëfim i aventurave të Henry Perkins, një personazh që përjeton ngjarje të papritura pasi gjen një çantë të mbushur me para në një situatë të çuditshme në metro.
Duke filluar nga ky moment, ai niset në një udhëtim humoristik që premton të mbush sallën me të qeshura dhe emocione të papritura. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Bilanci tregtar në Kosovë: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025
Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim...
-
26 vjet nga masạkrạ në Krushë të Madhe
26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahove...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Mot i vranët e me riga shiu sot
Kryesisht me vransira parashihet moti ditën e martë, me intervale të shkurta ...
-
Detajet e policisë dhe deklaratat e familjarëve – krejt çka dihet deri më tani për krimin e rëndë në Vushtrri
Një krim i rëndë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mb...
-
Aksion kundër shtrenjtimit të rrymës edhe sot para zyreve të ZRRE-së
Nga data 1 prill qytetarët pritet t’i marrin faturat e energjisë elektrike me...
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për kṛiḿet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgj...
-
Dodik e kalon kufirin e BeH për herë të parë pas fletëarrestit – Vuçiq i bën konak për 26 vjetorin e sulmeve të NATO’s
Përkundër se është i sanksionuar nga SHBA-ja, dhe po ndiqet nga autoritetet e...
-
Operacioni “Shtegu”, Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka kapur mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa ...
-
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përku...
-
Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite
Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kan...