Lajme

Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 05 May 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Në raportin ditor të PK’së, thuhet se kanë pranuar informatë për një person pa shenja jete mëngjesin e së shtunës.

“Prizren / 04.05.2024 – 11:31. Pas pranimit të një informate për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull shtetas i Serbisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera