Serbia amniston krimi*nelët e luf*tës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 24 May 2024
Në Serbi, krimet e kryera në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen.
Nga 57 të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, 25 prej tyre gjykatat serbe i kanë liruar, ndërkohë vetëm 11 u dënuan.
Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndër to janë lëndët nga Podujeva, Suhareka, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshk.
Deri më tani me aktgjykime janë përfunduar 9 procedura.
Nga 57 të akuzuarit, 25 u liruan, dhe vetëm 11 u dënuan me aktgjykimin përfundimtar, duke përfshirë dy shqiptarë dhe nëntë serbë.
“Sa viktima civil shqiptare morën drejtësi ne gjykata ne Serbi? Fatkeqësisht, vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që janë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Në mesin e rasteve të lidhura me krimet kundër civilëve shqiptarë, vetëm tri lëndët – Podujevë, Suharekë dhe Tërnje – kanë aktgjykimin përfundimtar”, tha Marina Klajiq, Fondi për të Drejtën Humanitare.
Dy raste janë në proces, Rudnica dhe Qyshk, ku gjykimi për krimet në Qyshk ka 14 vjet që vazhdon dhe tani është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë. Varrezat masive dhe mungesa e llogaridhënies janë një problem i veçantë.
“Kishte një operacion të mirë organizuar për nxjerrjen e trupave të civilëve të vrarë. Në Serbi janë gjetur pesë varreza masive me gjithsej 952 trupa të civilëve shqiptarë. Varri më i madh është në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Ndërsa të tjerët u zbuluan në Peruqac me 84 trupa, Petrovo Selo, Rudnica dhe Kizhevak me 11 trupa”, tha Klajiq.
Karakteristikë e procedurave të zhvilluara në Serbi është se janë akuza ndaj autorëve të drejtpërdrejtë të një rangu më të ulët, ndërsa vetëm disa të akuzuar kishin gradë ushtarak më të lartë. Sipas vlerësimit të Fondit, në Serbi mungon vullneti politik dhe mbështetja për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën. /RTK
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...