Mbyllja e Bankës së Kursimeve në veri, Ulutash-Kurtit: Të shmangen veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensione
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/ZKM-24-5-2024-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:39 | 24 May 2024
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pas veprimeve të fundit të ndërmarra nga Policia e Kosovës që rezultuan me mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit.
Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se Ulutashi në takim me Kurtin tha se veprimet e njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet duhet të shmangen dhe se sipas tij, duhet të ruhet koordinimi në mes të gjithë akterëve.
“Ai gjithashtu përsëriti përkushtimin e palëkundur nga i gjithë personeli i KFOR-it për të vazhduar zbatimin e mandatit të misionit të OKB-së për të siguruar një mjedis të siguritë; dhe ai përsëriti mbështetjen e plotë të NATO-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.
Të hënën, Policia e Kosovës ka mbyllur gjashtë filiale të Bankës së Kursimeve Postare në veri të vendit që kishte vepruar ilegalisht.
Gjatë aksionit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë frangë dhe mbi 13 mijë dollarë.
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, u tha në komunikatën e policisë të hënën.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena1.jpg)
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...