Mustafa për zgjedhjet serbe të 3 prillit thumbon rëndë kryeministrin e presidenten
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 19 March 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se për zgjedhjet e Serbisë të 3 prillit, Qeveria e Kosovës duhet të vendos karshi të drejtave kushtetuese të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe jo karshi kërkesave të Serbisë. Ish-kreu i LDK-së ka theksuar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, me shtetësi serbe, kanë të drejtë vote derisa shton se për atë se ku dhe si votojnë duhet të mendojë Qeveria e Kosovës. Ai thotë se zgjidhja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Derisa flet për këtë çështje, Mustafa kujton qëndrimet dhe vlerësimet e “rënda” që sipas tij, Qeveria aktuale dhe Presidenca kanë dhënë kur është lejuar mbajtja e zgjedhjeve në të kaluarën përmes OSBE-së.
Mustafa thotë se tashmë Qeveria është duke u përballur me kërkesa nga ndërkombëtarët për të gjetur një zgjidhje.
“Kjo Qeveri dhe Presidentja kanë dhënë vlerësime të rënda për votimet që janë lejuar në periudhat e kaluara, përmes OSBE-së. Kosova duhet të vendosë karshi të drejtave kushtetuese të qytetarëve të saj serb dhe jo karshi kërkesave të Serbisë. Qytetarët serb të Kosovës, të cilët kanë edhe shtetësi të Serbisë, kanë të drejtë të votojnë. Se ku dhe si do të votojnë, do duhej të mendojë Qeveria, e cila po përballet me kërkesa nga SHBA dhe BE për të gjetur zgjidhje. Gjithsesi që çdo zgjidhje duhet të jetë në frymën e Kushtetutës. Ne kemi dëgjuar interpretime profesionale të Kushtetutës nga njerëz që janë kompetent prandaj mendoj se gjerat janë të qarta”, deklaroi Mustafa.
Ai thotë se tashmë radhën për vendim e kanë ata që kanë folur fjalë të mëdha.
Mustafa beson se edhe delegacioni i Shtëpisë së Bardhë që zhvilloi dje takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti kanë përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, pasi sipas Mustafës delegacioni nuk kishte ardhur këtu vetëm për prononcime.
“Tani radhën për vendime e kanë ata që po flasin fjalë të mëdha, të cilët duhet të mendojnë, sa për fjalët dhe akuzat e tyre aq edhe për stabilitetin e Kosovës. Ndoshta ua ka bërë të qartë edhe delegacioni i Shtëpisë së Bardhë që ishte dje në vizitë në Presidencë dhe në Qeveri, sepse dyshoj që ata kanë ardhë në Kosovë për prononcime të institucioneve tona se e duan Amerikën, pa thënë asgjë tjetër”, ka përfunduar Mustafa për Express.
Në ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me kancelarin austriak të mbajtur të premtën, kur është pyetur për zgjedhjet e Serbisë, ka thënë se Kosova dëshiron që të respektohet Kushtetuta, ligji dhe Rezoluta e 15 janarit të këtij viti e cila pamundësoi organizimin e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Kurti ka potencuar se s’duan që të pengojnë apo pamundësojnë të drejtën e qytetarëve të Kosovës me shtetësi të Serbisë që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Kemi diskutuar edhe për raportin me Serbinë dhe nuk kemi diskutuar veçanërisht për çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit që i organizon Serbia. Ne dëshirojmë që në Kosovë të respektohet Kushtetuta, ligji dhe Rezoluta e 15 janarit të këtij viti. Ndërkaq nuk duam që t’ia pengojmë, t’ia pamundësojmë qytetarëve të Kosovës që mund të kenë edhe pasaportë të Serbisë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar.
Qeveria e Kosovës më herët ka pasur qëndrim të prerë se edhe për zgjedhjet e 3 prillit do të veprohet njejtë sikurse për referendumin, pra duke mundësuar vetëm votimin me postë apo përmes zyrës ndërlidhëse. Ky qëndrim ka lëvizuar pas telefonatave nga Washingtoni dhe kryeministri Kurti ka deklaruar se bashkë me QUINT-in dhe BE-në janë duke kërkuar një zgjidhje që nuk e cënon Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës.
Të tjera
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...
-
Kurti fton komunitetet joshumicë: Aplikoni për punësim në institucionet publike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejav...
-
Clark i krahason intervenimet në Libi, Irak e Afganistan me atë në Kosovë, ia jep meritat LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës e bërë të suksesshëm intervenimin e NATO-s në ve...