Lajme

Mustaf Tahiri pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 01 October 2021

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, sot zyrtarisht gjyqtari Mustaf Tahiri, ka pranuar detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të cilën detyrë ia dorëzoi u.d. kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi.

Me këtë rast kryetari i zgjedhur Mustaf Tahiri, ka falënderuar Krasniqin për kontributin e tij të dhënë gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së gjykatës më ushtrues detyre.

Sipas njoftimit të gjykatës, kryetari Tahri me këtë rast u zotua se gjatë mandatit të tij pesë vjeçar, pavarësia gjyqësore, profesionalizimi, paanshmëria, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera