Fokus

Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 06 November 2026

Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, e cila u mbajt sot, shkruan Gazeta Infokus.

Në mesin e kadetëve që sot veshën zyrtarisht uniformën e Policisë së Kosovës ishte edhe Jetlum Bunjaku, djali i heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Jetlumi sot ndoqi rrugën e babait të tij, duke u bërë pjesë e institucionit të njëjtë ku Afrim Bunjaku shërbeu deri në ditën e fundit të jetës.

-Advertisement-

Në ceremoninë e diplomimit ishin të pranishëm edhe familjarët e heroit, të cilët ndanë një moment të veçantë krenarie dhe emocioni teksa panë Jetlumin me uniformën e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Gazeta Infokus ju sjell pamje:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy