Lajme

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin për rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 21 May 2022

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, janë shëruar 29 pacientë.

-Advertisement-

Numri i rasteve aktive është 213.

“Nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213“, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera