Lajme

Ministria e Gërvallës bëri dy herë shkelje kur e shkarkoi Viskont Jakupin

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 28 April 2022

Diplomati Viskont Jakupi, i cili është kthyer nga Misioni Diplomatik në Londër me një vendim të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka triumfuar edhe një herë kundrejt vendimit të kundërligjshëm të MPJD-së.

Për të dytën herë me radhë, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka hedhur poshtë vendimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, për kthimin nga misioni diplomatik në Londër të Viskont Jakupit.

Më 11 nëntor të vitit 2021, tri ditë para balotazhit në Prizren, Donika Gërvalla kishte marrë vendim që Viskont Jakupi, zyrtar i lartë për marrëdhënie dypalëshe, të kthehej prej misionit diplomatik në Londër

-Advertisement-

Këtë vendim, ajo e kishte marrë pas afrimit të PDK-së dhe LDK-së për balotazhin në Prizren. Kandidat i kësaj të fundit në zgjedhjet lokale në këtë komunë ishte Anton Quni, i cili e kishte humbur garën qysh në raundin e parë. Ky thuhej se është i afërt me Viskont Jakupin.

Në vendimin e KPMSHCK-së thuhet se aprovohet si e bazuar ankesa me numër A.nr.117/2022 e datës 11/02.2022, e parashtruar nga ankuesi Viskont Jakupi dhe shfuqizohet vendimi me Nr.ref:65/2022 i datës 07.02.2022 i zëvendëskryeminstres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera