Sport

Ministri Hasani e mban fjalën, dhuron pagën mujore për Xhakën dhe Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 27 June 2018

Janë grumbulluar afro 27 mijë dollarë nga donacioni për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënuan nga FIFA për shkak se këta të fundit e bënë simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga (20 mijë të dy), kurse ish-lojtari i Juventusit, tani i Arsenalit me vetëm 5 mijë franga.

-Advertisement-

Personi i fundit që dhuroi të holla në donacionin “gofundme”, ishte Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani.

Hasani kishte deklaruar menjëherë pas vendimit të FIFA-s, se do t’ia dhuronte pagën mujore futbollistëve të dënuar.

Ai e mbajti fjalën dhe në llogarinë e Rilind Reka-s i cili e themeloi këtë donacion, shkuan 1 mijë e 357 euro.

Kujtojmë që deri më tani janë grumbulluar plotë 26 mijë e 981 dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera