Ministri Faton Peci jep një lajm të keq për bujqit
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 21 April 2022
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dhënë një lajm të keq për bujqit sot.
Ai ka thënë se ky do të jetë viti i fundit ku bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike.
“Ky do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve, pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim vetëdijen që fermerët duhet të bëjnë firmën e sigurimit”, ka thënë Peci.
Sipas tij, humbjet në 10 vitet e fundit nga kompensimi kanë qenë 80 milionë euro.
“Buxheti i ministrisë për pagesa direkte është 50 milionë euro, mirëpo do të shohim se si do të jetë numri i aplikimeve dhe se nuk di a mbetet vetëm me 50 milionë euro. Jemi të vetëdijshëm që njëri nga sfidat janë humbjet nga kushtet klimatike. Në 10 vitet e fundit bujqit tanë kanë pasur humbje prej 80 milionë euro apo 50 për qind e produktit vjetor në bujqësi si pasojë e faktorëve klimatik”, ka deklaruar Ministri.
Këto deklarata, Peci i ka dhënë në një takim të organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”, raporton Ekonomia Online.Aty u tha se humbjet si pasojë e faktorëve klimatik në 10 vitet e fundit ishin 80 milionë euro
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...
-
“1 milion euro” Zbardhet dosja e SPAK: Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vra sësish me pagesë nga Kosova
Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zb...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës/ Dështim i drejtësisë, kërkohet përgjegjësi
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk ës...
-
Serbia dënon aksionin policor në veri të Kosovës
Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve t...
-
Kryeministri Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, diskutuan për strategjitë kundër korrupsionit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pun...
-
Krasniqi me Gërvallen marrin pjesë në një panair të organizuar nga diaspora në SHBA
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren e Punëve t...
-
Bajrami për Qeverinë: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas m...
-
Babai i Triumf Rizës tregon se si mori vesh për vra sjen dhe çfarë i kishte thënë djali për Enver Sekiraqën
Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, Shefqet Riza tregoi se si kishte marrë...
-
Prishtinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture
Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur n...
-
Arrestohen dy persona për shpërthimin e para një muaji në “Lagjen e profesorëve”
Një muaj më parë, në lagjen e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shp...