Lajme

“Mësimdhënësit s’kanë me ju votu ma”: Profesori anëtar i LVV-së i zhgënjyer, “kryqëzon” Haxhi Avdylin në postimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 09 February 2023

Profesori nga Lipjani, Blerim Gashi, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë Kurti, në lidhje me pagat në arsim.

Këtë pakënaqësi, profesori Gashi e ka shprehur përmes një komenti në “Facebook” në një postim të deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ku bëhej fjalë për miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

-Advertisement-

“Për fat t’keq, na keni zhgënjy total”, komentoi fillimisht Gashi.

Derisa deputeti Avdyli, kërkoi arsyen duke e pyetur “pse?”.

Ai u shpreh i pakënaqur në lidhje me pagat e mësimdhënësve, duke e quajtur këtë si “mashtrim të madh”.

“Pagat në arsim, mashtrim i madh, po e krahasoni dallimin midis pagës bruto(tash) dhe pagës neto ma herët. Për mastera si unë në shkollë të mesme dallimi është 600-527 =73 € rritje reale”, ka shkruar anëtari i LVV-së në Lipjan.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, e që një gjë e tillë nxiti shumë reagime në opinion.
Ligji i ri i pagave në Kosovë do të hyjë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera