Lajme

Mërgimtarit nga Malisheva i digjet çatia e shtëpisë, policia nisë hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 27 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së një personi në fshatin Dragobil të Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia thotë se pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit e ku kanë bërë të ditur se përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit.  Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera