Lajme

Mediumi boshnjak: Darka në Berlin ku vetëm njëri nga zotërinjtë buzëqeshi

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 05 May 2022

Mediumi boshnjak “Klix.ba” ka raportuar për darkën e shtruar mbrëmë në Berlin e ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, presidenti serb, Aleksander Vucic dhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak.

Mediumi boshnjak duke raportuar për zhvillimin e ngjarjeve dhe për fotografinë e darkës së 4 majit, ka thënë se në kryeqytetin e Gjermanisë vetëm njëri nga të pranishmit në darkë kishte buzëqeshur.

“Darka në Berlin, ku vetëm njëri prej zotërinjve buzëqeshi: Kurti, Lajcak, Vucic”, është titulli i “Klix.ba”

-Advertisement-

Mediumi boshnjak ka komentuar shprehjen e fytyrës së Vuçiq në fotografinë e përbashkët me Kurtin dhe Lajcakun, duke thënë se një mimikë e tillë tregon rritjen e presionit të Perëndimit ndaj Serbisë për vendosje të sanksionve ndaj Rusisë, shkruan Express.

Gjithashtu “Klix.ba” thotë se moslumturia e Vuçiqit lidhet edhe me kërkesën e Perëndimit për të arritur një marrëveshje me Kosovën. Në këtë çështje mediumi boshnjak thotë se Putin ia ka bërë një disfavor Vuçiqit kur ka tërhequr paralele në mes të pavarësisë së Kosovës dhe rajoneve të Ukrainës që Putin synon t’i shkëpusë nga Ukraina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera