Mbrojtja e Salih Mustafës dorëzon listën e dëshmitarëve dhe provave, sot pritet të mbahet konferenca përgatitore
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 08 March 2022
Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), sot pritet të mbahet konferenca përgatitore pas ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provave.
Kjo është bërë e ditur përmes shkresës së publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues 1 dhe në pajtim me Rregullën 119 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”), mbrojtja e z. Salih Mustafa paraqet materialin për çështjen e mbrojtjes”, thuhet në shkresë.
Tutje, thuhet se lista e dëshmitarëve dhe provave, që përmban informacionin e përcaktuar në Rregullën 119 (2) (a) dhe (b) të Rregullave, dorëzohet si konfidenciale sipas Aneksit 1 dhe Aneksit 2 të këtij parashtrimi.
Sipas shkresës, mbrojtja ka ndërmjetësuar me ZPS-në në lidhje me listën e propozuar të provave. Kurse, thuhet se sa i përket autenticitetit nuk ka pasur kundërshtime dhe janë bërë disa vëzhgime.
“Mbrojtja dorëzon me këtë dokument, materialin sipas Rregullës 119 (2) të Rregullores së Punës dhe Provave, për të paraqitur një rast të Mbrojtjes”, thuhet në fund të shkresës.
Ndryshe, të martën pritet të mbahen konferencat përgatitore të mbrojtjes. Pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e ka përfunduar paraqitjen e çështjes së saj në gjykimin e Salih Mustafës, tanimë pritet që çështjen e saj të fillojë të paraqes mbrojtja e këtij të fundit.
Gjatë paraqitjes së çështjes së prokurorisë, këta të fundit kanë dhënë deklaratën hyrëse dhe janë dëgjuar 13 dëshmitarë.
Pas njoftimin për mbylljen e çështjes së prokurorisë, mbrojtja e Salih Mustafës kishte paraqitur mocion për rrëzimin e akuzave, mirëpo një mocion i tillë ishte refuzuar nga trupi gjykues.
Pas kësaj, janë caktuar konferencat përgatitore për mbrojtjen që për qëllim kanë lehtësimin e përgatitjeve për fazën e ardhshme të gjykimeve.
8 marsi është data që është përcaktuar për konferencë, mirëpo si datë rezervë është caktuar edhe 9 marsi.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Të tjera
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...
-
Ushtrim i përbashkët i KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për raste krizash
Njësiti i KFOR-it dhe pjesëtarë të misionit të EULEX-it kanë kryer ushtri...
-
Breshër i madh në Suharekë
Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komu...
-
Kurti në takim me Sarrazinin: Këtë vit presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të bërë në platormën “X” k...
-
A do të heq dorë sot Abdixhiku nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme?
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë...
-
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja për Industri, ...
-
Konjufca uron Afrim Gashin pasi u zgjodh krykuvendar në Maqedoni të Veriut: Mezi pres t’ia nisim bashkëpunimit
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi ësht...
-
Mashtrohen pensionistët, policia nis hetimet për identifikimin e grupit
Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kom...
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut. Ai u...
-
Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren
Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kër...
-
Netanyahu deklarohet për sülmin në Rafah
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi izraelit në qytetin jugor t...