Sport

“Mbappen e shoh në Liverpool”

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 07 February 2021

Ish ylli i skuadrës nga Anfield beson që kampionët e Premier Ligës duhet të investojnë para dhe ta marrin talentin francez në skuadrën e tyre

Kylian Mbappe do ta kthente Liverpoolin në “skuadrën më të mirë në botë” sipas Djibril Cisse, i cili mendon që ylli i Paris Saint-Germain shumë lehtë mund të përfundojë në verë te Reds.

“Të jem i saktë kam biseduar me disa gazetarë, ne kemi biseduar për Kylian Mbappe, për shkak se ai është lojtari më i mirë për momentin”, tha ish sulmuesi i Liverpool për Daily Mail. “E shoh atë në Liverpool, për kohë të gjatë. Kushton shumë para. Por, një investim i madh mendoj që ja vlen për një lojtar si ai”.

-Advertisement-

I pyetur se a do të ishte në formacion startues të Klopp menjëherë Mbappe, Cisse ka thënë: Po, ai mundet.

“Para se gjithash ai është lojtar i mençur, ai është lojtar skuadre që mund të luajë në pozita të ndryshme dhe ai është i barbartë me Salah dhe Sadio Mane. Nëse Firmino qëndron, e dini, do të ishte një skuadër e çmendur. Për mua, skuadra më e mirë në botë”.

“Ai do të ishte njëshi. Nuk e di cilat janë planet e Liverpool në termat e investimit por do të ishte një prurje e madhe për një lojtar kyç. E ëndërroj këtë gjë dhe dëshiroj ta shoh atë aty”.

Ish përfaqësuesi i Francës ka folur edhe për formën jo të mirë të Liverpool më 2020-21, duke insistuar se kriza e lëndimeve nuk është arsyetim për rezultatet e dobëta. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera