Lajme

Matoshi: Incidenti në Shtërpcë i konvenon vetëm Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 09 January 2023

Komentatori politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë i konvenon vetëm presidentit serb, Vuçiq pas incidentit në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy qytetarë serbë.

“Incidenti sot në jug të Kosovës, në një fshat etnik serb i konvenon Vuçiqit dhe justifikimit të ambinetit toksik. S’na ndihmonë neve. Nëse në Serbi sulmohet autobusi me shqiptarë, ai është incident periferik edhe s’merret shteti me të. E, nëse dicka ndodh në Kosovë, Serbia krijonë tërmet global, deri në Këshill të Sigurimit e dërgojnë. Unë i besoj anës kushtetuese të Kosovës”, tha Matoshi mes tjerash në Politiko.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera