Lajme

Gjendet një granatë dore në shtëpinë e një serbi në Kllokot, dyshohet se është që nga paralufta

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 27 May 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e një shtetasi kosovar me nacionalitet serb në fshatin Mogillë të Kllokotit është gjetur një granatë dore, e cila dyshohet se është që nga periudha e paraluftës.

Në njoftimin e PK’së thuhet se granata është larguar pa ndonjë pasojë nga njësite të FSK’së dhe KFOR-it.

“Nga hetimet para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vend ngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në tersi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shume vitesh (dyshohet se është që nga paralufta)”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

“Me datën 26.05.2024 rreth orës 11:05 ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes”, vijon njoftimi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera