Lajme

MASHTI kërkon falje pas publikimit të fotos me gjestin e turpshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 19 October 2022

Zyra për Media e Ministrisë se Arsimit ka reaguar pasi një zyrtar i kësaj ministrie ka postuar një foto të vetën duke e ngritur gishtin e mesëm në faqën zyrtare të MASHT.

Ai kishte për detyrë që të postonte fotot nga aktiviteti i kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci. Por, postoi veten në faqen zyrtare të MAShT’it në Facebook. Edhe atë duke e ngritur gishtin e mesëm.

Zyra për media e Ministrisë së Arsimit i ka kërkuar falje qytetarëve duke u arsyetuar se kjo ka ndodhur për shkak se janë staf i pakët dhe që punojnë pa orar.

-Advertisement-

“I kërkoj falje medieve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë lëshim të paqëllimshëm. Jemi përpjekur që të jemi gjithmonë në nivel të detyrës, me staf të paktë në numër e me punë shumë dhe, siç e dinë të gjithë ata që punojnë në komunikim me publikun, pa orar dhe në kushte e rrethana jo gjithmonë të lehta, në mënyrë që ta sjellim sa më shpejt lajmin te ju.”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë publikimit në rrjetin social zyrtar të MAShTI në facebook të komunikatës për vënien e gurëthemelit të shkollës së re në Ponoshec, zyrtari gabimisht e ka publikuar edhe një foto që nuk ka pasur të bëjë me ngjarjen. Edhe pse, shumë shpejt ka reaguar dhe e ka larguar, kjo foto u bë lajm.

Në emër të Divizionit për Komunikim Publik të MAShTI, i kërkoj falje medieve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë lëshim të paqëllimshëm.

Jemi përpjekur që të jemi gjithmonë
në nivel të detyrës, me staf të paktë në numër e me punë shumë dhe, siç e dinë të gjithë ata që punojnë në komunikim me publikun, pa orar dhe në kushte e rrethana jo gjithmonë të lehta, në mënyrë që ta sjellim sa më shpejt lajmin te JU! Prandaj, edhe mund të gabojmë dhe për këtë kërkojmë falje dhe mirëkuptimin tuaj!

Do të vazhdojmë me përkushtim punën, në mënyrë që të jemi në shërbim të medieve e qytetarëve brenda përgjegjësive që kemi, për të garantuar transparencën e MAShTI-t në raport me publikun.

Sinqerisht,

Besa Bytyqi, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në MAShTI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera