Maluma ka dy fjalë për t’i thënë Neymarit, futbollistit që ia vodhi të dashurën
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 August 2020
Tashmë të gjithë e dimë që ish e dashura e këngëtarit kolumbian Maluma, Natalia Barulich është e dashura aktuale e futbollistit të njohur Neymar.
Dy ditë më parë u shkruajt gjatë në mediat rozë për mënyrën sesi Neymar dhe shokët e tij të skuadrës së PSG u argëtuan duke kënduar refrenin e këngës ‘Hawaii’ këngë e cila ishte një dedikim i Malumës për ish të dashurën e tij Natalia.
Modelja dhe këngëtari kolumbian patën një lidhje që zgjati dy vjet. Sipas mediave, videoja e shpërndarë nga Angel Di Maria (në të cilën gjithashtu dukshëm dukej dhe Mauro Icardi teksa buzëqesh me ironi tallëse) ishte një tallje për Malumën dhe “marrëdhënien toksike” për të cilën ai flet në këngë.
Madje mediat shkruajtën që këngëtari kolumbian pas kësaj video shkoi dhe më larg, mbylli llogarinë e tij në Instagram në të cilën ka 52 milion ndjekës. Por 30 orë pas këtij kaosi ai publikoi një foto duke njoftuar shfaqjen e tij ta ardhshme live me ndjekësit e tij, shkruan syri.
‘Të gjitha polimikat dhe gjithçka që ndodhi ishte shumë argëtuese. Media më bëri të qesh shumë. Në këtë bisedë do të jem shumë i sinqertë ashtu si kam qënë gjithmonë nuk do të shpik asgjë.’ foli Maluma para 200,000 ndjekësve.
A ja keni kushtuar ju këngën ‘Hawaii’ ish të dashurës tuaj?
Unë përfundova marrëdhënien time të fundit në mënyrë paqësore, të lumtur, të gjithë morën drejtimin e tyre. Unë po bëj jetën time dhe doja të kompozoja këtë këngë sepse e di që shumë prej nesh mund të indetifikohen me të. Nëse do më kishte ndodhur mua do t’jua thoja’.
Çfarë ndodhi me Neymar?
Pyesni atë. Mos u mashtroni nga mediat sociale, absolutisht asgjë nuk ka ndodhur. Nuk e di nëse janë bashkë nuk më intereson sepse të gjithë kanë jetën e tyre, nëse janë të fejuar kjo më bën të ndihem mirë sepse është e drejtë që të gjithë të kenë dashuri në jetën e tyre. Përkundrazi unë jam shumë i lumtur që ai dhe i gjithë ekipi i PSG kanë kënduar këngën timë pas fitores. Më duhet të falënderoj Di María i cili është shoku im dhe që ishte atje. Ata e dëgjuan këngën dhe e shijuan atë, dhe të shohësh të gjithë duke kënduar këngët e mia do të thotë shumë për mua ”.
Goditja e Malumës:
Të gjithë ata që krijuan meme janë bastard. Unë nuk kam asnjë problem më Neymar dhe me askënd. Dhe nëse më duhet të zgjidh mosmarrëveshje me dikë i telefonoj nga celulari im. Në Kolumbi ne përballemi me probleme pa frikë. Nuk kam probleme me Neymar i uroj shumë suksese, ai është një lojtar i fortë. Ju e dini që unë doja të isha futbollist dhe gjërat nuk funksionuan, dhe vazhdova rrugën time. I uroj Neymarit gjithë suksese në botë.Unë nuk lodhem me këto gjëra .
Të tjera
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...