Lajme

Maloku i del në krah mjekut nga Podujeva: Ja çfarë të thonë në Slloveni nëse shkon pas orarit

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 16 April 2021

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku i ka dalë në krahë mjekut nga Podujeva, i cili në pamjet e publikuara në media shihet teksa refuzon për t’i shërbyer një pacientë të shtyer në moshë.

Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në shtetin e Sllovenisë nëse shkon për kontroll të mjeku pas orarit të punës, të thonë “Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”.

Aeroporti i Kukësit drejt përfundimit, kjo është dita kur do të realizohet fluturimi i parë

-Advertisement-

“Në Slloveni nëse shkon te mjeku pas orarit të punës të thonë:’Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”. Lëshone mjekun nga burgu dhe kompenzone për dëmin që ia keni bërë!”, ka shkruar Maloku.

Dje në media u publikua një video e një pulmologu nga Podujeva i cili duke ngritur zërin, refuzon t’i kryejë shërbime mjekësore ndaj një pacienti të moshuar.

Ndaj mjekut është iniciuar rast në Polici dhe është ndaluar në paraburgim për 48 orë. Aktualisht ai është duke u trajtuar në Emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar psiqike dhe tensionit të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera