Lajme

Aeroporti i Kukësit drejt përfundimit, kjo është dita kur do të realizohet fluturimi i parë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 16 April 2021

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed” janë drejt përfundimit.

Të dielën e 18 Prillit një avion me pasagjerë nga Londra pritet të zbresë në pistë.

Reagon njohësi i çështjeve të Ballkanit, thotë se ndryshim të kufijve është kërcënim serioz

-Advertisement-

Sipas autoriteteve ka përfunduar pista prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sipas autoriteteve do të ofrojë çmimet më të ulëta dhe po tërheq linjat low cost, duke konkurruar kështu aeroportin “Nënë Tereza” dhe ato të vendeve fqinje.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera