Ligji i ri për paga: AAK-ja tregon hapin që duhet të ndërmarrë Qeveria Kurti
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 01 February 2023
Pasi sot qeveria e Kosovës më në fund bëri publik koeficientin për ligjin e ri të pagave i cili u miratua në vitin 2022, pati reagime të shumta nga opozita në vend, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë çështje.
Deputetja e Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytqi, ka thënë për Gazetën inFokus se Qeveria Kurti, me këtë vendim ka përbuzur qytetarët e Kosovës, madje sipas saj ky ligj do të rrëzohet.
“Absolutisht jo. Është një koeficient i varfërisë, një koeficient përbuzës e nënçmues. E ka ngrit nivelin politik dhe i ka dhënë shkelm shërbyesve civilë. Pakënaqësia veçse ka filluar që nga momenti që u bë publik ky koeficient qesharak. Tash edhe mund ta proklamojnë që kanë bërë nivelizim e ka ngrit paga por realisht me inflacionin e tanishëm, asgjë nuk e mbulon. Unë nuk besoj që ky Ligj do të zbatohet pasi duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe sigurisht që Kushtetuesja do ta rrëzojë pasi i njëjti ligj e ka degraduar administratën publike”, ka thënë Bytyqi.
Deputetja gjithashtu ka theksuar se ky koeficient prej 105, është vetëm një tallje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nuk e di së çfarë synime ka, veçse e di që punë të mirë nuk ka bë aspak sado që ata tashmë thonë se kjo është rritja më e madhe në historinë e pavarur të Kosovës dhe kjo është një tjetër tallje që kryeministri po e bën ndaj qytetarëve të tij. Ne kemi kërkuar e thënë se koeficienti duhet të jetë 129 e më shumë sepse me këtë koeficient të paktën do të ndiheshin më të vlerësuar zyrtarët publikë dhe do t’ua lehtësonte pak më shumë jetën në aspektin financiar.”, ka deklaruar deputetja për inFokusin.
Bytyqi në fund të këtij prononcimi për Gazetën inFokus, ka treguar edhe hapin që qeveria Kurti duhet të bëjë pas këtij vendimi.
“Qeveria Kurti duhet të pajtohet me faktin se e ka bërë një Ligj të kot, dhe i cili nuk do të zbatohet dhe këtë duhet ta pres që do të ndodh”, ka potencuar deputetja e AAK-së./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...