Rozë

“Lennon” bëhet limonadë

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 21 September 2017

Kur e veja e John Lennon, Yoko Ono, dëgjoi se një kompani polake pijesh kishte hedhur në treg një prodhim të ri që të kujtonte emrin e këngëtarit legjendar të The Beatles, nuk e mori dhe aq mirë.

Ajo kërcënoi me veprime ligjore nën pretendimin se një lëvizje e tillë nëpërkëmb emrin e të shoqit. Kompania në fund pranoi ta ndryshonte emrin e pijes në “On Lemon”, kjo pasi avokatët e Onos i shkruan distributorëve duke i paralajmëruar se përballeshin me gjoba deri në 5 000 euro në ditë dhe 500 euro për shishe.

Karol Chamera, bashkëthemeluese e Mr. Lemonade tha: “Tani, unë nuk e di sesi “John Lemon” mund të jetë e njëjta gjë me John Lennon. Duken të ngjashme, por janë krejtësisht të ndryshme. Ai krijoi muzikë, këtu prodhohet limonadë”.

-Advertisement-

Juristët e firmës nuk e pranojnë që kompania të ketë shkelur të drejtat e yllit të muzikës, por avokatët e Onos nxorrën si provë disa postime në Facebook ku përmendej “John Lemon Ireland” e në krah kishin figurën e këngëtarit ikonë.

Të tjera materiale marketingu përfshinin logon e markës pranë fjaleve “Let it be” dhe një palë syze të rrrumbullakta, të dyja lehtësisht të identifikueshme me John Lennon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera