LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik

Autori: Gazeta inFokus
18:03 | 19 October 2024
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë.
Sipas LDK-së, nga janari i vitit 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë, ku sipas tyre, me ligjin e ri, parashikohet tatim edhe për tokat bujqësore të kultivuara.
“Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët. Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë”.
“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të rishikojë Ligjin për Tatimin në Pronë, duke u siguruar që qytetarët të mos paguajnë një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë. Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim LDK-ja tha se u garanton qytetarëve se askush nuk do të paguajë tatim për tokat e punuara, duke ndihmuar, sipas tyre, fermerët dhe inkurajuar zhvillimin e bujqësisë.
“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhikun, do të krijojë politika që mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit, duke eliminuar barrierat e panevojshme dhe duke ofruar mundësi reale për përparim në ekonomi dhe më gjerë”.
“Përmes një qasjeje të drejtë dhe të ndershme, ne do të sigurojmë që ekonomia të zhvillohet në dobi të mirëqenies dhe prosperitetit të vendit tonë”, thuhet në reagim.

Të tjera
-
Ambasadori Dugolli takohet me Sekretarin Rubio në festën e Pavarësisë së ShBA-së
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mar...
-
Melania Trump thotë se lutjet e saja janë me viktimat në Teksas
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, thotë se “ze...
-
Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët ...
-
Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafiku...
-
Kurti vazhdoi aktivitetin në Qeveri, u tregon studentëve të huaj për “përparimin e Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke p...
-
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuve...
-
Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë t...
-
Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut
Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arresti...
-
Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë u...
-
Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me b...
-
Kryeprokurori i Prishtinës del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë
Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kë...
-
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Pris...