Deklarata skandaloze e ministres Rizvanolli, në vitin 2022 inflacioni ishte në kulm duke prekur 12%, ajo thotë që nuk ka pasur

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 29 May 2025
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, sot ka mbajtur një konferencë për media me të cilën mohoi ekzistencën e inflacionit të lartë gjatë vitit 2022, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo pranoi se kishte shtrenjtim të energjisë elektrike, por tha se kjo gjw nuk kishte ndikuar në rritje të përgjithshme të inflacionit.
“Shtrenjtimi ka ndodhur edhe në vitin 2022 prej 15%, mirëpo nuk ka pasur inflacion, pikërisht që po preken bizneset më shumë që kanë zë më të fuqishëm është duke u bë e gjithë kjo zhurmë dhe po bëhet zhurmë edhe më shumë për një liberalizim të 1% të kompanive, sesa për rritje të tarifave për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Rizvanolli.
Megjithatë, të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 arriti në mbi 12%, duke shënuar një nga nivelet më të larta të dekadës së fundit.
Gjatë atij viti, qytetarët gjithashtu përjetuan rritje të theksuar të çmimeve në ushqime, produkte bazë, energji dhe karburante, duke ndikuar ndjeshëm në standardin e jetesës.
Kjo konferencë e Rizvanollit erdhi si pasojë e protestës së organizuar nga bizneset kundër kalimit në tregun e lirë për furnizim me energji elektrike.
Ajo e quajti të papranueshme mënyrën e protestës së disa bizneseve, duke i akuzuar ato për instrumentalizim të punëtorëve, qytetarëve dhe mediave./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...
-
Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e...
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...