Ekonomi

“Je duke ua fy rond qytetarëve intelegjencën”- Hykmete Bajrami i reagon fuqishëm Artane Rizvanollit, pasi tha se s’ka pasur ngritje të çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 29 May 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që i bëri sot në një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

E ftuar në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Hykmete Bajrami e akuzoi Rizvanollin se po fyen inteligjencën e qytetarëve me mohimin e rritjes së çmimeve dhe inflacionit në vitin 2022.

“Rizvanolli tha ka pas rritje të çmimit të energjisë elektrike se kjo ndikon në çmimet e produkteve tjera, kemi me pas rënie të vendeve ekzistuese të punës, kemi me pas rritje të deficitit tregtar e ajo paska thanë se na kemi pas ngritje të çmimit të energjisë e ska pas inflacion. Jemi në vitin 2025 e kujtdo që sot i thu që nuk ka pas rritje të çmimeve, në vitin 2022 që ka jetu në këtë vend je tu ja fy rëndë inteligjencën. More na kemi jetu këtu, e s’kemi nevoj me lexu e me shkru na mbajmë mend na e dimë që para vitit 2022 një litër qumësht ka kushtuar 80 cent, 90 centë, po nuk ka kushtuar 1 euro e 45 cent sa kushton sot”, ka deklaruar Bajrami në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”.

-Advertisement-

Tutje Bajrami tha se produktet që çdo qytetar i blen çdo ditë sot janë rritur deri në 60%.

“Në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, norma e inflacionit indeksi i harmonizum i çmimeve ka qenë 11.6, inflacion ka qenë 11.6%, por shporta e konsumit ato produktet qe i blejna për çdo ditë qato deri në 60% u rrit, ka pas produkt që u rrit për 68%, 48 %,”, ka deklaruar tutje Bajrami./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni deklaratën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera